Telegrafi

Lajm i keq për Arsenalin, Gabriel Martinelli u largua nga fusha i lënduar

Arsenali mbeti pa sulmuesin brazilian, Gabriel Martinelli pasi ky i fundit u lëndua në ndeshjen e së shtunës që Topçinjtë e zhvilluan ndaj Evertonit në udhëtim.

Martinelli kishte shënuar paraprakisht gjatë kohës sa ishte në fushë por goli i tij u anulua pas rishikimit nga sistemi VAR. Vetëm pak minuta më vonë atij iu desh të largohet nga fusha për shkak të lëndimit.

Arteta vendosi që në fushë të inkuadrojë Leandro Trossard, me këtë të fundit që shënoi në fund golin e tri pikëve për londinezët.

Arsenal shpreson se lëndimi i tij nuk është serioz teksa Gunners po i afrohen një kalendari të ngarkuar me plotë ndeshje si vendas ashtu edhe mysafir.

Sfidën e radhës ata do ta zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen me holandezët e PSV Eindhoven.

Lexo po ashtu “Ata janë si vëllezër”- Mikel Arteta tregon dy lojtarë të Arsenalit që kanë kimi të fortë mes vete

Vetëm pak ditë më vonë, ata do të jenë nikoqir i Tottenhamit në “Emirates” xhiro kjo e vlefshme për javën e 6-të të Ligës Premier.

Martinelli u pa në bankën rezervë pasi u zëvendësua, duke lënë të kuptojmë se lëndimi i tij mund të mos jetë aq serioz. Ai do të kontrollohet nga stafi mjekësor i Arsenalit dhe mbetet të shihet se kur do të rikthehet në aksion./Telegrafi/