Site icon Telegrafi

Lajm i hidhur për Chelsean, FIFA nuk e tërheq dënimin për transferimin e lojtarëve

Eden Hazard (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

FIFA e ka refuzuar apelin e Chelseas për ndalimin për dy afate të transferimeve të lojtarëve.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë e kishte dënuar skuadrën londineze për shkeljen e rregullit të transferimeve të lojtarëve të rinj, duke e dënuar atë me dy afate.

Chelsea e ka apeluar këtë vendim të FIFA-s, gjersa sot ka marrë përgjigje negative nga Komiteti i tyre.

“Me gjithë respektin, dënimi për të regjistruar lojtarë të rinj, në të dyja aspektet si kombëtar dhe të huaj, do të ndalohet për dy periudha, ndërsa është konfirmuar edhe nga Komiteti i Apelit të FIFA-s”, thuhet në njoftim.

Ky vendim i shtëpisë së futbollit nuk vlen për skuadrën e femrave dhe atë të futsallit, por edhe për lojtarët që futen në akademinë e Chelseas në moshën 16-vjeçare.

Skuadra londineze është shpallur fajtore në 29 raste të kapura nga FIFA, gjersa atyre u ndalohet regjistrimin e lojtarëve mbi moshën 18-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version