Site icon Telegrafi

Lajm fantastik për Real Madridin: Ndalen bisedimet mes Bayernit dhe Davies për kontratën e re

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies, është lidhur vazhdimisht me Real Madridin muajt e fundit, por agjenti i tij Nedal Huoseh ka pranuar se ata u tërhoqën nga një rinovim me gjigantët bavarez.

Lojtarit 22 vjeçar i skadon kontrata në vitin 2025 dhe është lidhur me një lëvizje në Madrid verën e ardhshme, duke përfituar nga kontrata që skadon, nëse nuk arrihet marrëveshje.

Huoseh i tha Fabrizio Romanos se Davies ishte afër një marrëveshjeje me Bayernin, përpara se Drejtori i Përgjithshëm Oliver Kahn dhe Drejtori Sportiv Hasan Salihamidzic të shkarkoheshin.

Lexo po ashtu E duan Real Madridi dhe Man City – deklarohet agjenti i Alphonso Davies

“Ne ishim pothuajse atje, mendoj, isha në Mynih, dhe u zgjova të nesërmen dhe pashë të gjitha lajmet se ata ishin pushuar nga puna. Prita disa ditë shtesë dhe askush nuk kishte telefonuar, kështu mora një aeroplan për në Kanada”, ka zbuluar ai.

“Për momentin ne nuk kemi marrë asnjë vendim për asgjë, dhe ai është pjesë e ekipit të Bayernit. Nuk mund të konfirmojmë asgjë dhe nuk mund të mohojmë asgjë”.

“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Real Madridit, si një tifoz në përgjithësi, ju dini 14 Liga të Kampionëve. Të bën krenar kur sheh dikë që menaxhon me klubin në këtë mënyrë”.

“Nuk ka asgjë konkrete me asnjë klub, një klub duhet të dëshirojë të shesë, një tjetër duhet të fillojë bisedimet dhe më pas lojtari duhet të dëshirojë të largohet. Nuk e dimë nëse ato bisedime kanë ndodhur mes klubeve dhe ku kanë shkuar ato diskutime”, ka vazhduar Huoseh.

Një seri raportimesh kanë dalë gjatë javëvë të fundit që Real Madrid mendon se mund të nxjerr më të mirën nga Ferland Mendy. Davies padyshim do të ishte një zgjidhje afatgjatë në këtë pozicion, me francezin që lufton për të qëndruar në formë. Padyshim se Bayerni nuk do të heqë dorë lehtësisht nga Davies. /Telegrafi/

Exit mobile version