E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë një mister, por krejt çfarë dihet është se është larguar nga Juventusi.
Portugezi tanimë ka marrë rrugën për në qytetin e lindjes, Lisbonë ku do të pres disa ditë para se të vendos për klubin e ri.
36-vjeçari flitet se do të rikthehet në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Manchester City është skuadra favorite për të nënshkruar me portugezin, por së fundmi në garë është futur edhe Manchester United.
Ka qenë mediumi anglez ‘TalkSport’ që ka raportuar se Djajtë e Kuq janë futur fuqishëm në garë për transferimin e portugezit.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, skuadra nga Old Traford beson se do të mposhtë rivalët nga qyteti për t’i siguruar shërbimet e portugezit.
Edhe vet trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për të ardhmen e Ronaldos.
“Nuk e mendoja se Cristiano do të largohej nga Juventusi. Ka pasur spekulime ditët e fundit dhe këtë mëngjes, por nuk e mendoja”.
“Ne gjithmonë kemi pasur një komunikim të mirë me të. E di që Bruno Fernandes ka folur me të. Ai e di se çfarë ndjejmë për të dhe nëse ai do të largohej ndonjëherë nga Juventusi, e di që ne jemi këtu”, deklaroi Solskjaer. /Telegrafi/