Telegrafi

Lajçak: Çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të jetë rezultat i kompromisit, Kosova t’i përmbush zotimet për Asociacionin

Foto: Arkiv

I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas përfundimit të takimeve në Kosovë tha se Kosova ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ofron mundësi për të diskutuar dhe përmbyll të gjitha çështjet dhe hapura.

Lajçak tha se çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të del si rezultat i kompromisit, ndërsa përmendi edhe çështjen e Asociacionit të komunave serbe.

Ai tha se Kosova duhet t’i përmbahet zotimeve që ka bërë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015.

“Bashkimi Evropian nuk ka interesim destabilizimin apo mosfunksionalitetin për Kosovën por njëkohësisht Kosova ka bërë zotim për këtë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 dhe duhet të tregojë konsistencë dhe respektim të zotime. Dialogu është tepër i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Dialogu i ofron Kosovës mundësi për t’i diskutuar të gjitha çështjet e mbetura me Beogradin. Dialogu duhet t’i përmbyll të gjitha çështjet e hapura dhe duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje duhet të del si rezultat i kompromisit”, tha ai, raporton Telegrafi.

“Siç e dini po negociojmë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese për normalizimin e në mes të dy vendeve që zgjidh çështjet e mbetura njëherë e përgjithmonë, një marrëveshje që do të sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër Bashkimit Evropian”, tha i dërguari i BE-së.

Ai tha se edhe çështja e personave të zhdukur dhe të zhvendosur është e rëndësishme për pajtimin.

“Nuk ka çështje të lehta në procesin tonë”, shtoi Lajçak.

Sipas tij, çështje tjetër e madhe është edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo temë siç tha ai është përballur me emocione këtu.

Më tej ai tha se në të gjitha takimet që ka pasur gjatë këtyre dy ditëve shprehën përkrahje për dialogun dhe konfirmuan se Kosova do t’i respektojë të gjitha zotime, duke përfshirë edhe atë për Asociacionin. /Telegrafi/