Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me udhëheqësin e serbëve në Bosnje e Hercegovine, Milorad Dodonik – i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajçak dhe Dodik janë takuar të premten në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.
Emisari evropian po ashtu ka takuar edhe dy anëtarët e tjerë të Presidencës së Bosnjes, me të cilët ka diskutuar për reformat e nevojshme për integrimin në BE.
I’m glad I had the chance to meet all three members of the Presidency of ??, as well as Mr Dodik in Antalya. I underlined the crucial importance to deliver on the necessary reforms for ?? to move ahead on its ?? path in March. This is of vital interest for the entire country. pic.twitter.com/18jtVhgWvp
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 1, 2024
E për takimin e Lajçakut me Dodikun ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Ai ka pyetur Departamentin Amerikan të Shtetit se “a e mbeshtesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?”.
Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.
SHBA-ja e ka akuzuar atë se drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.
Edhe në korrik të vitit 2017, Thesari amerikan e ka akuzuar Dodikun se po pengonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në Bosnje, më 1995.
Millorad Dodik është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe. /Telegrafi/