Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i ka informuar anëtarët e Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për një përditësim në lidhje me dialogun.
Kjo pas dakordimit për targat, javën e kaluar.
“I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja, zhvillimet e fundit dhe rruga përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka thënë Lajçak.
Ndryshe, me 23 nëntor, Kosova dhe Serbia janë marrë vesh lidhur me çështjen e targave.
Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./Telegrafi
Today, I addressed members of @EP_ForeignAff for an update on the Dialogue. I briefed them about last week’s deal between Kosovo and Serbia facilitated by the ??, recent developments and the way forward. Grateful for the important support of my work. pic.twitter.com/BtQAlu195w
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 30, 2022