Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është shprehur i bindur se do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.
Lajçak ka konfirmuar se do të jetë nikoqir i takimit në fund të kësaj jave mes këtyre dy palëve, duke thënë se arritja e një marrëveshje kërkon fleksibilitet e kompromis.
“Do të jem nikoqir i kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë Lajçak në një postim në Facebook.