Zv.kryeministri dhe shefi i diplomacisë së Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se pret që me zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë, të merr fund edhe kriza politike në vend, duke u tejkaluar dallimet në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, Lajçak vlerëson se kriza politike ka ndikuar në thellimin e ndasive në shoqërinë e Maqedonisë. Në intervistën dhënë ”Ballkani Perëndimor Evropian”, Lajçak ka thënë se fillimisht duhet që të bashkohet shoqëria, pra të tejkalohet kjo ndasi.
Ai pret që në Maqedoni të kthehen proceset demokratike, duke shprehur sigurinë e tij se familja evropiane do ta mbështetë Maqedoninë./Telegrafi/