Sot në Bruksel do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh.
Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga koordinatori, Skënder Hyseni, të paktën kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria ditë më parë.
Pak para nisjes së këtij takimi, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka publikuar një fotografi ku ka bërë të ditur edhe temat për të cilat pritet të diskutohen.
“Duke u bërë gati për takimin e sotëm të dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimin në çështjet financiare dhe pronat”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Kujtojmë se ditë më parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar ndërprerjen e dialogut, duke thënë se Kosova duhet të riorganizohet tërësisht, për krijimin e një plani për ecjen përpara me dialogun. /Telegrafi/
Getting ready for today’s meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue with the two chief negotiators. Looking forward to continuing our discussions on financial claims and property. pic.twitter.com/xHEu4WVQHd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 10, 2020