Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka thënë se Sllovakia nuk sheh ndonjë problem që shtetasit e Turqisë, të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian, si dhe ajo e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Lajçak tha se Sllovakia në përgjithësi e vlerëson dhe mbështet liberalizimin e vizave për këto vende, transmeton lajmi.net.
Pas rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë, vendimi final duhet dhënë nga secili shtet anëtarë i BE-së, veç e veç.
Sllovakia është njëri nga pesë shtetet anëtare të BE-së, që ende nuk e ka njohur Kosovën, por pavarësisht kësaj ajo ka njohur pasaportat e shtetit të ri të Evropës, e edhe është pro liberalizimit.