Emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile.
Ai me këtë rast ka thënë se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në promovimin e pajtimit ndërmjet komuniteteve.
“I kënaqur që takohem me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. Ata kanë një rol të rëndësishëm në komunikimin e përfitimeve të normalizimit për qytetarët, promovimin e pajtimit dhe ndërtimin e urave ndërmjet komuniteteve”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.
Pleased to meet with representatives of civil society in Kosovo. They have an important role to play in communicating the benefits of normalisation to the citizens, promoting reconciliation and building bridges between communities. pic.twitter.com/i2GJLlxqDm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 1, 2022
Lajçak së bashku me emisarin amerikan për dialogun Gabriel Escobar ndodhen për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ata janë takuar me krerët e institucioneve të vendit, përfshirë partitë opozitare në Kuvend.
Në ditën e tretë të vizitës të dy emisarët do të mbajnë një konferencë online.
Vizita e tyre në vendin tonë është parë si një sinjal për përpjekjet e koordinuara SHBA-BE për të vënë në lëvizje dialogun e ndërprerë Kosovë-Serbi. /Telegrafi/