Sot në Bruksel do të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh, ku pritet draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka takuar koordinatorin shtetëror të Kosovës për dialog, Skender Hyseni si dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Sot do të vazhdojmë diskutimet politike në nivel ekspertësh. Kënaqësi ti mirëpres këtë mëngjes negociatorët e të dyja palëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Telegrafi/
Today, we continue our political discussions at expert level. Pleased to welcome the negotiators of both parties, Skender Hyseni and Marko Djuric this morning. pic.twitter.com/ZJr7Mij2sH
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 23, 2020