I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në vazhdën e takimeve që janë zhvilluar të martën në Bruksel.
“Mezi pres vizitën në Kosovë që do të realizohet shumë shpejt për të diskutuar modalitetet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak ashtu si edhe SHBA ka vënë theksin te aneksi që flet për zbatimin e marrëveshjes.
“Ky aneks garanton se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet”, ka shkruar tutje Lajçak.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord të martën se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve./Telegrafi
Followed up on yesterday’s Dialogue meeting with DPM @BislimiBesnik. Looking forward to my visit to Kosovo soon to discuss implementation modalities. Highlighted the importance of agreeing on the implementation annex to guarantee that everything agreed will be implemented. pic.twitter.com/z4t1MDHVhs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023