Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten se nuk është koha për të hapur për qarkullim Urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën.
Këtë deklaratë Lajçak e ka bërë në kuadër të Forumit të Delphit në Greqi.
“Përderisa flasim, në Mitrovicë ka kërkesë për ta hapur urën dhe atmosfera dukshëm s’është e duhura për këtë. Dua ta shfrytëzoj këtë panel që të dërgoj mesazh se kjo është platforma e duhur (për dialogun)> Ky plan është fitore e dyfishtë, ka shumë përfitime për të dyja palët dhe duhet të respektohen vijat e kuqe”, ka thënë Lajçaku, duke iu referuar Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore të premten ka marrë vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Një vendim i tillë ka ardhur pas propozimit të delegates Aida Ferati-Doli për hapjen e urës dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve. /Telegrafi/