I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me komandantin e KFOR-it.
Lajçak ka shkruar në platformën X se me Gjeneral Major Ristuccia ka biseduar për zhvillimet në terren sa i përket veriut të Kosovës.
Po ashtu, ai e ka falënderuar Ristuccia për rëndësinë që e ka KFOR-i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
”Sot mirëpritëm në Bruksel komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ristuccia. Është e rëndësishme të shkëmbejmë informacione mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Bastisja e një shtëpie në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – rezultoi me gjetjen e një sasie të madhe të armatimit, njoftoi Policia e Kosovës.
Kryeministri Kurti ka thënë se edhe KFOR-i ka qenë prezentë në këtë aksion të organeve të sigurisë./Telegrafi/
Welcomed @NATO_KFOR Commander Major General Ristuccia to Brussels today. Important to exchange notes on developments on the ground and share our assessments on potential sources of future tensions. Grateful for KFOR’s vital work in building a secure environment in Kosovo. pic.twitter.com/CPQisgYkth
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 5, 2023