Site icon Telegrafi

Lajçak për testet nga Serbia: Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme

Në kohën kur vendi Kosova po përballet me mungesë të testeve për COVID-19, Serbia ka dërguar donacion njëmijë teste për COVID-19.

Ndaj kësaj, pati reagime të ndryshme nga opozita, të cilët e konsideruan absurde, ndihmën e Serbisë, duke ditur rrethanat politike.

Por, kështu nuk mendon Bashkimi Evropian.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova, shefat e misioneve të BE-së, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Norvegjisë, shefi i EULEX-it dhe koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të politikës në kohën e shpërthimit të coronavirusit në Kosovë.

Këtë deklaratë e ka përshëndetur emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak.

Përmes një shkrimi në Tëitter ka thënë se, nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme.

“Unë mirëpres deklaratën e Shefave të Misioneve në Kosovë. Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version