Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund pa ndonjë përparim takimit takimi të së hënës në Bruksel, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, pas takimit tha se diskutimet e gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme.
“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë dhënë sot propozimet për të gjetur zgjidhje për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”.
Lajçak tha se me palët ranë dakord që të takohen sërish javën e ardhshme për për të gjetur një zgjidhje për problemin.
Nga ana tjetër Bislimi, pas takimit me Petkoviqin nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, tha se janë diskutuar propozimet e palëve për çështjen e dinarit.
“U pa se ka një dallim të madh mes propozimeve të të dyja palëve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo jo”, tha Bislimi.
Bislimi nuk deshi të japë detaje për propozimet, pasi argumentoi se do të dëmtohej procesi negociues, por tha se ai i Kosovës ishte “konstruktiv”.
“Mendoj që pala jonë ka nxjerr një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së dhe korniza legjislative e vendit tonë”, tha Bislimi./Telegrafi/
Today, the Chief negotiators of Kosovo and Serbia presented proposals on a way forward for people affected by the CBK regulation on cash operations. Our long discussions helped to clarify important details. Next week we agreed to reconvene with the ambition to find a solution. pic.twitter.com/RDrIp103Rr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2024