I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, ndëkaq ka marrë rrugë për në Beograd.
Gjatë rrugës për në Beograd, Lajçak është ndalur në pikën kufitare në Merdare.
Ai ka thënë se ndjehet krenar që të vizitoj këtë pikë kufitare të ndërtuar nga BE-ja dhe e cila tani po përdoret nga të dyja palët si ajo e Kosovës por edhe Serbisë, ashtu siç ishin pajtuar në dialog në vitin 2011.
“Gjatë rrugës për në Beograd, jam krenar që vizitoj ambientet e pikës së përbashkët në Merdare të ndërtuara nga BE-ja me 4.6 milionë euro, dhe tani e përdorur plotësisht nga të dy palët siç kishin rënë dakord në dialog në vitin 2011”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Telegrafi/
On my way to Belgrade, I’m proud to visit the Merdare common crossing point premises built by the 🇪🇺 with €4.6m, and now fully used by both parties as agreed in the Dialogue already in 2011. pic.twitter.com/LOBwNmeCGM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 15, 2020