Site icon Telegrafi

​Lajçak në Vjenë: Shkëmbyem ide për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në diskutim me panelistë në Vjenë, ka shkëmbyer ide se si do të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkë-panelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak.

 

Exit mobile version