Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur sot rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Paris, ku ka pasur një takim ku është diskutuar për procesin e dialogut.
“Mënyrë e mrekullueshme për të nisur javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona për dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin që kemi përpara. Jam shumë i lumtur për mbështetjen e fuqishme nga bashkëbiseduesit e mi francezë”, shkruan diplomati sllovak, duke mos dhënë më shumë detaje nga takimi.
Great to start my week in Paris 🇫🇷! It was a good opportunity to exchange views on the Belgrade-Pristina Dialogue and the year ahead. I am very happy about the strong support of my French interlocutors. pic.twitter.com/tBxb6VbMi2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 25, 2021