Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar vizitë në Londër për të diskutuar zhvillimet që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re në raport me Ballkanin Perëndimor.
Në një shkrim në platformën “X”, Lajçak, tha se pati takim me emisarin britanik Stuart Peach dhe ish-përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, teksa theksoi se kishte diskutim të dobishëm.
Tutje tha se mezi pret për të nisur përpjekjet e përbashkëta në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për rajonin.
“Pata një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit. Mezi presim bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”, shkroi Lajçak.
Në njërën prej takimeve ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti.
Ndërkaq, çka bie në sy është një fotografi që Lajçak ka publikuar nga takimi me në tavolinë shihet edhe një hartë e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
Had a very useful visit to London earlier this week to discuss the developments in the Western Balkans and the priorities of the new government vis-à-vis the region. Looking forward to 🇪🇺🇬🇧 cooperation and joint efforts in the region. pic.twitter.com/e43il23D8t
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2024