Miroslav Lajçak, Emisar i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka përshëndetur raundin e shtatë të bisedimeve që u zhvilluan sot në Bruksel.
Lajçak në Twitter bëri të ditur se sot u vazhduan diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronësore.
Ai theksoi se dialogu do të rinis në 2021.
“Mirëprita kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës për raundin e 7-të në Bruksel sot. Ne vazhduam diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021”.
Welcomed the chief negotiators of Belgrade and Pristina for the 7th round in Brussels today. We continued our discussions on financial and property claims and will resume again in 2021. pic.twitter.com/TtUizgRUWI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 10, 2020