Ministri i punëve të jashtme i Sllovakisë Miroslav Lajçak ka vlerësuar sot se problemi i Kosovës nuk është aq i vështirë dhe mund të zgjidhet më lehtë se sa rasti i ndryshimit të emrit të Maqedonisë së Veriut, por e vetmja mënyrë për këtë është dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilin e kanë frenuar taksat e Prishtinës.
“E vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë gjithçka që të arrihet kjo”, ka shpjeguar Lajçak në një intervistë për ORF-në.
Bashkësia ndërkombëtare, mendon Lajçak, duhet ta thotë qartë se beson në dialog dhe se nuk i mbështet aksionet e njëanshme të cilësdo qoftë palë, të cilat e rrënojnë dialogun, transmetojnë mediet serbe.