Ministri sllovak i punëve të jashtme dhe për çështje evropiane, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është e patjetërsueshme që BE-ja të vazhdojë me politikën e dyerve të hapura ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, BE-ja duhet të dërgojë porosi të qarta për besueshmërinë e kësaj politike. I ftuar në një televizion në Mal të Zi, Lajçak theksoi se politika e dyerve të hapura është mjaft me rëndësi, posaçërisht për vendet në tranzicion, për të patur perspektivë të qartë për anëtarësim./Telegrafi/