Shefi i diplomacisë sllovene, Mirsolav Lajcak deklaroi se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, duke paralajmëruar kështu rreziqet me të cilat do të përballet BE nëse nuk dërgon sinjal të qartë për rajonin.
“Është e domosdoshme të gjendet një konsensus të ri për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të mirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i muajit mars i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Lajcak në Konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin perëndimor për vitin 202, që mbahet në Berlin të Gjermanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se më e rëndësishme është që të kuptohet si agjendë pozitiv, duke potencuar se që moti ka përshtypjen se kjo trajtohet si problem.
Lajcak deklaroi se BE duhet të shfaqë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/