Telegrafi

Lajçak e Sarrazin bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se me Sarrazin ka shkëmbyer mendimet për zhvillimet e fundit në rajon, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë e dobishme të takohem me mikun tim dhe të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ne shkëmbyem mendimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe njoftova atë për situatën e tanishme në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi.