Site icon Telegrafi

Lajçak e pret në Bruksel Palmerin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.

Lajçak ka bërë të ditur se me Palmer ka folur për dialogun.

“I gëzuar që mirëprita shokun tim të mirë, Matthew Palmer në Bruksel sot”.

“S’ka qenë surprizë që ne biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Sipas njoftimeve nga Brukseli, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë në qershor.

Exit mobile version