Site icon Telegrafi

Lajçak e konsideron të dobishme bisedën e parë me Bislimin  

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zhvilluar sot një bisedë virtuale me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter nuk ka dhënë detaje për atë që është biseduar, por e ka konsideruar videokonferencën e dobishme.

“Videokonferenca ime e parë me Besnik Bislimin, zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog e zhvilluar gjatë ditës së sotme ishte shumë e dobishme. U pajtuam që bisedat të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./Telegrafi/

Exit mobile version