Site icon Telegrafi

Lajçak diskuton me ekipin e tij në Bruksel rreth dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, njoftoi se për herë të parë është mbledhur ekipi i tij në Bruksel.

Ata diskutuan për të diskutuar për këtë temë dhe për punë të tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Ekipi im si Përfaqësues Special i Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë në Bruksel dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor u takua për herë të parë me të gjithë anëtarët sot. Diskutuam për punën tonë në muajt në vazhdim!”, shkroi ai në Twitter, transmeton rel.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Exit mobile version