I emëruari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.
Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak, ka thënë se ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin e tyre në dialogun Beograd-Prishtinë.
“Në fund të kësaj jave u takova me ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit të shtetit Phil Reeker. Ne diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai në Twitter, njofton Telegrafi.
Wrapping up the week, I met with Acting Assistant Secretary of State Phil Reeker. We spoke about the developments in the Western Balkan and our close ????cooperation on the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/DgLrOTHZIE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 24, 2020