Në kuadër të një vizite zyrtare në Kosovë që ka për qëllim të forcojë përpjekjet për siguri dhe stabilitet në rajon, Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar një takim me Ozkan Ulutash, komandantin e forcave të KFOR-it.
Gjatë ditës së martë, Lajçak ka realizuar një seri takimesh, me theks të veçantë atë me komandantin e KFOR-it.
Sipas një deklarate të lëshuar nga KFOR-i, dy udhëheqësit kanë shkëmbyer mendime mbi rrugët dhe mjetet për të arritur një siguri të qëndrueshme dhe për të mbështetur stabilitetin në të gjithë rajonin.
Komunikata e KFOR-it përcjell gatishmërinë e tyre për të vijuar kontributin në mbështetje të sigurisë.
“Ishte një kënaqësi të takohesha me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, dhe të diskutojmë mbi angazhimin tonë të përbashkët për një Kosovë dhe rajon të sigurt. @NATO_KFOR është e përkushtuar të mbështesë kornizën e sigurisë, duke ndihmuar dialogun BE-ndërmjetues mes Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjithë komuniteteve,” u shpreh në njoftimin e saj forca e KFOR-it./Telegrafi/