Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të entjen kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
“Takim të vështirë” e kanë quajtur takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dy zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Lajçak theksoi se ka pëcjellur mesazhe se marrëveshjet e arritura më herët në kuadër të dialogut të zbatohen.
“Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndërkaq, Escobar shtoi se SHBA vlerëson angazhimin e Vuçiqit paqen dhe stabilitet.
“Ne vlerësojmë angazhimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Do të vazhdojmë bisedimet”, u shpreh ai.
Të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti se do t’i përmbahet vendimit për targa dhe dokumente.
“Ne do të bëjmë çmos me partnerët ndërkombëtarë, diplomatët amerikane, me KFOR-in, organet e sigurisë që mos të vijnë në shprehje barrikadat si në të kaluarën. Unë se bëj dot policinë, as komandantin e policisë, as prokurorinë. Kur bën shkelje ka organe shtetërore për këtë. Nuk e bën vendimin për këtë kryeministri”, tha ai.
Më 31 korrik, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për riregjistrimin e makinave të tyre – nga targat që i lëshon Serbia me targa të Kosovës – si dhe për lëshimin e dokumenteve të Kosovës për të gjithë serbët që hyjnë në Kosovë.
Pas tensionimit të situatës dhe sugjerimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimeve të saj për 1 shtator./Telegrafi/
Had a difficult but responsible discussion with @predsednikrs. I conveyed the messages and stressed that all Dialogue agreements must be implemented, including the 2011 Agreement on Freedom of Movement. We will continue our talks later tonight. pic.twitter.com/s4kcng8CZW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 25, 2022