Telegrafi

Laid sjell këngën e re “E pa pame”

Rep-artisti i ri i skenës, Laid (Foto: Laid/YouTube)

Rep-artisti i ri, Laid, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“E pa pame” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga dhe teksti janë realizuar nga Tonic dhe Denk, gjersa për “beat”-in është kujdesur Djr Beatz.

Rep-artisti i ri i skenës, Laid (Foto: Laid/YouTube)

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, teksa i është besuar regjisorit Valon Aziri.

Laid është një nga shumë reperë të rinj që i shtohet skenës, e që duket të jetë premtues që në projektet e tij të para në muzikë. /Telegrafi/