Zëvëndës Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski dhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Emil Dimitriev kanë inspektuar ndërtesën e shkollës fillore ‘Pop Georgiev Berovski’ në lagjen ‘Hrom’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Flitet për investim prej 27.5 milion që realizohet me kërkesë të qytetarëve të kësaj pjese të komunës Gjorçe Petrov.
”Kemi plotësuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj lagje. Kur të mbaroj ndërtesa e shkollës, 260 nxënës do të mund ta ndjekin mësimin në këtë shkollë” tha kryeministri Dimitriev./Telegrafi/