Site icon Telegrafi

Lagarde: Një lehtësim i borxhit grek thelbësor për qëndrueshmëri

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde theksoi sot se një lehtësim i borxhit ishte thelbësor për qëndrueshmërinë e planit evropian të ndihmës për Greqinë dhe se kjo do të kushtëzonte pjesëmarrjen e FMN-së.

“Përgjigja është mjaft kategorike: ”jo”, u përgjigj Lagarde e pyetur për qëndrueshmërinë e planit të hartuar në Bruksel pa lehtësim të borxhit.

“Kjo është arsyeja për të cilën partnerët evropianë kanë pranuar lehtësimin e borxhit në marrëveshjen e arritur të hënën”, shtoi ajo për radion franceze ”Europe 1”, duke shtuar se ky princip është bërë i ditur, por ”as shumat, as termat”.

Ajo kushtëzoi gjithashtu pjesëmarrjen në planin e tretë të mundshëm të ndihmës. Që të marrim pjesë duhet të ketë një program të plotë dhe nga pikëpamja jonë, kjo nënkupton që Greqia duhet të reformohet, të disiplinohet, por kreditorët duhet të ristrukturojnë borxhin.

Parlamenti grek miratoi dje një sërë reformash të ashpra kërkuar nga kreditorët e Greqisë në këmbim të një plani tjetër ndihme.

Exit mobile version