Site icon Telegrafi

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Një nga situatat më të diskutuara në shtëpi është kthyer në një skenar që përfshin një mision sekret, një darkë romantike dhe një deklaratë të bujshme në dhomën e rrëfimit.

Laerti kishte marrë një mision sekret nga Vëllai i Madh: të shpikte histori sureale dhe t’i tregonte ato banorëve.

Me mjeshtëri, aktori ia doli të bindte të gjithë me rrëfimet e tij të çuditshme. Një nga këto histori, që u bë pikënisja e një debati të madh, ishte pretendimi i tij se Klajdi e kishte ngacmuar në krevat – një tregim që ia kishte rrëfyer Valbonës.

 

Valbona, e intriguar nga kjo bisedë, ia tregoi historinë Gertit, duke ndezur kështu një debat që kulmoi me deklaratën e famshme të Gertit në dhomën e rrëfimit: “Ai është biseksual. Është bi, po po, i deklaruar”.

Por ja ku qëndron e gjithë loja: gjithçka ishte pjesë e një misioni sekret të Laertit! Ky mision u përmbyll me sukses, dhe aktori mori shpërblimin nga Vëllai i Madh – një darkë speciale me një person të zgjedhur prej tij.

Lexo po ashtu Deklarata e fortë e Gertit në dhomën e rrëfimit për Laertin: Ai është biseksual

Pa surpriza, Laerti zgjodhi të darkonte me Valbonën, pikërisht në datën 30 janar, kur ajo feston ditëlindjen.

Ndërkohë, duket se Gerti ishte një nga viktimat e misionit, duke e marrë seriozisht rrëfimin për ngacmimin e Klajdit dhe duke bërë deklaratën e tij të bujshme.

Ky incident ka sjellë një tjetër valë tensioni në shtëpi, duke i përfshirë të gjithë banorët në drama dhe intriga të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version