Site icon Telegrafi

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Laert Vasili ka kërkuar mbrëmë (e hënë) që të darkojë me banoren e re të atij formati, Olën.

Ai ka kërkuar për një darkë pasi Ola që në hyrje ka shprehur një lloj pëlqimi për të.

Por, kjo bëri bujë të madhe dhe u komentua tejet shumë nga konkurrentët e tjerë, duke i cilësuar falsë.

Gjatë bisedës, aktori tha se nuk e di pse u bë e gjithë kjo, kur ne vetëm po hamë një darkë e po flasim.

Lexo po ashtu I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Ata kanë biseduar për shumë gjëra, madje duke u rikthyer në pas edhe në fëmijëri.

Darka e tyre ka qenë e qetë dhe ka përfunduar me një puthje në ballë që Laerti i dhuroi Olës.

Për të tjerët e gjithë kjo nuk ishte reale pasi Laerti më parë shprehu një pëlqim edhe për Valbonën. /Telegrafi/

Exit mobile version