Site icon Telegrafi

Laerti e quan “naziste” Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Reality show Big Brother VIP Albania 4 është bërë sërish epiqendra e debateve të ashpra, ku tensionet mes banorëve po arrijnë kulmin.

Një situatë e rëndë ka ndodhur së fundmi gjatë një përplasjeje të Laertit me Gertën, ku ai e ka quajtur atë “naziste”, një term tejet i rëndë dhe i diskutueshëm.

Një tjetër moment ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku në një video që po qarkullon me shpejtësi në platformën X (ish-Twitter), Rozana shihet duke iu drejtuar Gertës me fjalën “bushter”.

Ky episod ka shkaktuar reagime të shumta nga shikuesit, të cilët po kërkojnë që produksioni të marrë masa për gjuhën e ashpër dhe fyerjet që po përdoren brenda shtëpisë.

Deri më tani, Vëllai i Madh në edicionet e mëparshme ka marrë vendime përjashtimi për banorët që kanë përdorur ofendime të tilla. Rreth kësaj situate, mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë me ndonjë masë disiplinore apo do të lejojë që loja të vijojë pa penalitete për protagonistët e këtij debati.

Ndërkohë, ndjekësit po ndajnë mendime të ndryshme në rrjetet sociale, me disa që kërkojnë ndëshkim për banorët dhe të tjerë që e shohin si pjesë të dinamikave të forta të lojës. A do të ndikojë kjo përplasje në rrjedhën e lojës? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version