Telegrafi

Lady Gaga shkëlqen në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “House of Gucci”

Lady Gaga solli një dramë të madhe në premierën e së martës në Mbretërinë e Bashkuar të filmit “House of Gucci”, e veshur me një fustan ngjyrë vjollce.

Pamja e saj në tapetin e kuq u pajis me një pelerinë magjepsëse dhe Gaga e shfrytëzoi në maksimum duke pozuar në formën më të mirë.

Ylli i popit dhe aktorja, 35 vjeçe, e kombinoi fustanin me nuancë rrushi me doreza shkëlqyese, gete deri te kofshët dhe çizmet të larta me platformë – e mahnitshme, natyrisht.

Ajo e kompletoi kombinimin e saj me shumë bizhuteri diamanti Tiffany & Co. – duke përfshirë byzylykë, vathë gjigantë, një unazë dhe një qafore – plus grim sysh të errët në të njëjtën nuancë vjollce.

Lexo po ashtu Lady Gaga flet për paraqitjen në “Grammy Awards 2011”: Isha në vezë për tre ditë

E pranishme ishte gjithashtu Salma Hayek, e cila jo vetëm që shfaqet në film, por gjithashtu është e martuar me François-Henri Pinault – CEO i Kering, kompania mëmë e Gucci. /Telegrafi/