Lady Gaga u shfaq krejtësisht tjetër teksa u pa në xhirimet e vazhdimit të ardhshëm të “Joker” këtë javë në New York.
Thashethemet kanë qarkulluar prej javësh se 36-vjeçarja do të luajë Harley Quinn, të dashurën e “Joker”-it nga “Batman”.
Paraqitja e saj në set sigurisht që bëri pak për të mposhtur hamendjen, nga grimi i saj kloun deri te kostumi i saj i frymëzuar nga letrat e lojës.
Për më tepër, ajo mund të shihej në një moment gjatë skenës duke mbajtur një tabelë të madhe prej kartoni ku shkruhej: “Joker martohu me mua”.
Xhirimet e së shtunës u zhvilluan jashtë gjykatës së Manhattanit.
Jashtë gjykatës po xhirohej një tjetër skenë e turbullt, pasi personazhi i Gagas u pa duke u frenuar nga policia me sa duket gjatë një proteste.
Protestuesit u rreshtuan në shkallët që të çojnë në ndërtesën e gjykatës, duke mbajtur slogane si: “No Justice, Not Guilty, Not Joking” dhe “Free Joker”.
Duket se edhe në këtë pjesë të dytë do të ketë gjëra e ngjarje interesante e po ashtu dhe mjaft dramatike.
Filmi i vitit 2019 ishte një sukses i jashtëzakonshëm, i cili fitoi 335.4 milionë dollarë dhe 1.074 miliardë dollarë në mbarë botën nga një buxhet prej 55 milionë dollarësh.
Gaga së fundmi kishte shkruar tekstin e këngës “Hold my hand” për “Top Gun: Maverick”. /Telegrafi/