Lady Gaga ka hedhur poshtë thashethemet që kishin nisur të qarkullonin rreth një shtatëzënie të mundshme, duke thënë se ajo thjesht po “shëndoshet dhe po plaket”.
“Unë po plakem dhe shumë njerëz mendojnë se jam shtatzënë, por po e bëj të qartë se kilet e tepërta i kam sepse kam arritur të tridhjetat”, ka thënë Gaga për të pranishmit e ‘Hollywood Bowl’ në Los Angeles.
Teksa është shfaqur në skenë me Tony Bennett për koncertin ‘Cheek to Cheek’, këngëtarja ndau me publikun një mësim që kishte marrë nga legjenda e muzikës: “Tony më ka mësuar se duhet ta jetoj jetën dhe të ndihem e njëjta çdo ditë”. /Telegrafi/