Telegrafi

Lady Gaga në një romancë të re: Italianët gatuajnë me dashuri

Lady Gaga ka nxitur thashethemet se ajo është përsëri në lidhje dashurie.

Fansat po pyesin se kush e bëri këtë fotografi. Që kur xhiroi filmin me Bradley Cooper dhe u nda me të fejuarin e saj, Christian Carino, nuk dihet asgjë specifike për romancat e saj.

Tani ka shkaktuar sërish spekulime duke fotografi romantike në llogarinë personale në Instagram.

“Italianët gatuajnë me dashuri. Është fakt”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale teksa pozon me trëndafil të bardhë në dorë.

Ajo që dihet është se artistja ka prejardhje italiane dhe se prindërit e saj kanë një restorant italian. Edhe pse rrënjët e saj nuk janë sekrete, shumë fansa e kanë pyetur nëse është përsëri në lidhje dashurie.

Lexo po ashtu Lady Gaga po shijon lidhjen e re me inxhinierin Daniel Horton

Muajin e kaluar, ajo u kap duke puthur bashkëpunëtorin Daniel Hortonin në Los Angelos. Megjithatë, kjo nuk i ndaloi fansat të spekulonin nëse ajo ishte në një lidhje me Bradleyn. /Telegrafi/