Viti 2016 do të jetë viti i rikthimit të Lady Gaga-s në skenë. Pasi ka fituar çmimin Golden Globe për përformancën e saj si aktore në “American horror story: hotel”, ylli i popit ka folur në një konferencë për mediat, duke njoftuar rikthimin e saj në skenë.
“Dijeni, do të publikoj një album këtë vit, por nuk ju them se kur del”, tha ajo. Si zakonisht, presim që albumi i ri të përkojë edhe me një stil të ri.
Gaga shtoi se albumi do të jetë i frymëzuar nga pjesëmarrja e saj në seritë televizive. Siç duket, shfaqja ka pasur një ndikim të madh në zërin e saj:-“Po dëgjoj recitimin e këngëve të mia dhe kujt ia merrte mendja që mund ta bëja një gjë të tillë?”.
Disku i paralajmëruar do të jetë i pestë që ylli i popit pritet të nxjerrë. Daljet e saja të fundit i përkasin vitit 2014 me këngën “Cheek to Cheek”, ku bukuroshja ka kënduar me legjendën Tony Bennett.