Telegrafi

Laçi kalon te APOEL Nikosia

Ashtu siç ishte raportuar më parë, mesfushori i Shqipërisë U21, Qazim Laçi, është huazuar tek Apoel Nicosia në Qipro.

20 vjeçari, pjesë e Olimpiakosit në Greqi, është aktivizuar me të rinjtë e këtij ekipi, duke luajtur në Ligën e Kampioneve për të rinj, ndërsa tani do ketë mundësinë të tregoje vlerat e tij në kampionatin qipriot.

Periudha e tij e huazimit tek Apoeli është një vjeçar shkruan klubi qipriot në uebasajtin e tij zyrtar.

Laçi llogaritet si një prej talentëve më të mëdhenj të kombëtares.