Sulmuesi francezi Alexandre Lacazette, që ka luajtur te Arsenal më parë, e ka uruar Granit Xhakën për golin e shënuar ndaj Tottenham.
Mesfushori shqiptar, Xhaka shënoi në fitoren e “Topçinjve” që erdhi me rezultat 3-1.
“Vllau Jeeeem!” ka shkruar francezi në gjuhën shqipe në Instagram, duke shprehur gëzimin për golin e Xhakës, që e vulosi fitoren ndaj rivalit lokal.
Xhaka po shkëlqen në edicionin e ri në Ligën Premier me Arsenalin.
Arsenali i Mikel Artetas mbetet lider, pasi nga tetë ndeshje kanë grumbulluar 21 pikë.
Xhaka sot e realizoi golin e dytë personal në këtë sezon, ndërsa ka edhe tri asistime. /Telegrafi/