Alexandre Lacazette ka thënë se do t’i kërkojë shokut të tij te kombëtarja e Francës, Antoine Griezmann, të bashkohet me të në skuadrën angleze, Arsenal.
Francezi ishte i lidhur me një lëvizje në Manchester United gjatë verës, por pas ndalimit për transferime të UEFA-s për Atletico Madridit, ndalimi i një transferimi të tij u ndërpre, duke i dhënë atij nënshkrimin e një kontrate të re.
Megjithatë, sulmuesi pritet të largohet nga kryeqyteti spanjoll verën e ardhshme dhe bashkëlojtari i tij i Francës, Lacazette e dëshiron atë në Emirates Stadium.
“Nëse ai më viziton në Londër, do t’i kërkoj atij të nënshkruajë për Arsenalin”, ka thënë fillimisht Lacazette për revistën Match of the Day.
“Ne jemi miq shumë të mirë dhe argëtohemi shumë së bashku. Nofkat tona për njëri-tjetrin janë Griezzy dhe Lacaz”.
Sulmuesi francez gjithashtu foli për jetën në Londër dhe për dallimin mes kampionatit francez, Ligue 1 dhe atij anglez, Ligës Premier.
“Më pëlqen Londra, por moti nuk është i mirë! Po mbaj mësime në anglisht për momentin. Dikush më tha të shmangim ushqimin anglez pasi nuk është shumë i mirë për futbollistët”, deklaroi duke qeshur.
“Dallimi kryesor midis këtu dhe Francës është se ka shumë sulmues të mirë këtu – Harry Kane, Romelu Lukaku, Sergio Aguero, Gabriel Jesus, Jamie Vardy, Alvaro Morata. Do të jetë një sfidë për të fituar Këpucën e Artë!”, përfundoi francezi. /Telegrafi/