Site icon Telegrafi

Lacazette pritet të largohet këtë javë nga Arsenali

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette thuhet se do të shitet nga Arsenali këtë javë.

Lacazette është brenda vitit të fundit të kontratës së tij dhe nuk ka pasur asnjë shenjë të bisedimeve për një zgjatje të kontratës.

Sipas mediumit Football Insider, Lacazette do të largohet nga Arsenali – dhe atë shumë shpejtë.

Lexo po ashtu Lacazette në shitje, Arsenali i vendos çmimin e largimit

Klubet e interesuara për sulmuesin francez nuk mungojnë.

Atletico Madrid dhe Roma janë dy klubet që po lidhen me transferimin e ish-sulmuesin e Lyonit këtë verë.

Nga ana e tij, Lacazette është e përgatitur të largohet nga Topçinjtë këtë muaj, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version