Telegrafi

Lacazette pranon planin për largimin e tij nga Arsenali

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette pranon se i ka informuar agjentët e tij për të shqyrtuar ofertat rreth një largimi të shpejtë nga Emirates.

Lacazettes i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe deri më tani nuk ka marrëveshje për rinovimin e saj.

Emri i tij ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Arsenali dhe tashmë vet sulmuesi ka konfirmuar planet.

Lexo po ashtu Arsenali pritet t’i largojë tre sulmues më 2022

“Sigurisht që agjentët e mi kanë filluar të shikojnë djathtas, majtas”, ka thënë fillimisht Lacazette për Telefoot.

“Por jo deri në janar, unë me të vërtetë dua të fokusohem në diçka. Më pas do të shohim se çfarë është në tavolinë, nëse sfidat janë interesante, nëse ka projekte të mëdha, si po llogarisim tek unë…”

“Ka ende shumë pyetje, unë preferoj të pres deri në janar për të pozicionuar vërtet veten”, përfundoi sulmuesi i Arsenalit. /Telegrafi/