Telegrafi

Lacazette po e shqyrton mundësinë e largimit nga Arsenali

Alexandre Lacazette po e konsideron një largim prej skuadrës së Arsenalit.

Sulmuesi francez nuk po mund ta gjen veten te ekipi londinez pas arritjes së trajnerit të ri, Unai Emeryt.

Sipas mediumit francez, le10sport.com lojtari nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bën strategu spanjoll, i cili mori drejtimin e klubit pas largimit të Arsne Wengerit.

Ai në tre ndeshjet e para të kampionatit të ri ka qëndruar në bankën rezervë, duke hyrë në fushë vetëm në minutat e fundit të takimeve.

Disa klube evropiane, të cilat janë të njoftuar për gjendjen e 27-vjeçarit, gjithashtu kanë marrë disa informacione së fundmi, duke lënë derën hapur për një largim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

Lojtari mund të rikthehet në skuadrën ku shkëlqeu para transferimit në Ligën Premier, Olympique Lyon, e cila po e kërkon ta zëvendësojë Mariano Diazin që mund të lëvizë drejt Real Madridit.

Ndryshe, Lacazette deri më tani është paraqitur në 35 raste për Arsenalin dhe ka shënuar 13 gola. /Telegrafi/